Vdes në Everest alpinisti zviceran i cili ditë më parë ishte takuar me ekipin e Kosovës atje Foto: Facebook / arineta.mula

Vdes në Everest alpinisti zviceran i cili ditë më parë ishte takuar me ekipin e Kosovës atje

30 prill 2017 14:40

Alpinisti zviceran, Ueli Steck ka ndërruar jetë në Mount Everest në Nepal, kanë bërë me dije burime të ndryshme nga kampi bazë në pikën më të lartë në botë.

Për Steck, që njihej si “Makina zvicerane”, ngjitja për në Everest ka qenë fatale, raporton BBC.

Ai ka vdekur në përpjekje për t’u ngjitur në një zonë në të cilën ka munguar oksigjeni.

Trupi i tij është nxjerrë me ndihmën e helikopterit dhe është nisur për në Kathmandu, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, alpinistët kosovarë që u nisën për në Everest, Arineta Mula dhe Nazmi Hasanramaj, ishin takuar më 26 prill me alpinistin e njohur zviceran në Everest.

Mula, më 26 prill kishte postuar në Facebook një fotografi me të ndjerin.

“Ueli Steck përshëndet Commando Cross Fit Group – Germia555. Plani i tij është të arrij Everest dhe Lhotse në të njëjtën kohë. Lhotse është krah Everestit dhe t’i besh dyja në të njëjtën kohë pasi janë në zonë të vdekjes është sfidë shumë e madhe”, ka shkruar Mula në status, më 26 prill, ndërsa kishte bashkangjitur edhe një fotografi me Steck.

“Ishte kureshtar prej nga jemi dhe për Kosovën ishte i lumtur që na takoi këtu”, ka shkruar më tej alpinistja Mula, e cila tashmë gjendet në Everest.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme