Botë

Ushtarët izraelitë arrestojnë në shkollë 9 vjeçarin palestinez për “hedhje të gurëve”

Descriptive Text

CNN ka publikuar një video në të cilën shihen ushtarët izraelitë duke e arrestuar në shkollë një nëntë vjeçar palestinez me arsyetimin se ai kishte hedhur gurë në drejtim të makinave të tyre në Hebron.

Në video shihen ushtarët izraelitë duke u grindur me mësuesit derisa përpiqeshin ta arrestonin 9 vjeçarin, Zein Idris, transmeton Koha.net.

Mësuesit kundërshtojnë ushtarët duke thënë se s’mund ta marrin atë sepse është edhe i ri por është edhe në shkollë.

Idris, që u mbajt përreth një orë në bazën ushtarake, derisa dëgjohet duke thënë se nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Për më tepër shikojeni videon.