Botë

Tusk: Me zgjedhjen e Caputovas fituan vlerat evropiane

Descriptive Text

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka përgëzuar Zuzana Caputovan për zgjedhjen e saj si presidente e Republikës Sllovake.

“Jam shumë i kënaqur që shoh një votim kaq të fortë në zemër të Evropës, në favor të dinjitetit politik, sundimit të ligjit dhe tolerancës’’, shkruan Tusk në letrën drejtuar Caputovës,

‘’Mbështetja juaj e qartë për një rrugë evropiane dhe euroatlantike të vendit është një shenjë pozitive që vlerat që përfaqësojmë mund të mbizotërojnë mbi cinizmin e politikës së pushtetit dhe premtimet e rreme të populizmit’’, përfundoi Tusk. /ATSH