Botë

Trump sot zyrtarizon vendimin për njohjen sovranitetit të Izraelit në Golan

Presidenti amerikan Donald Trump do të nënshkruajë sot një dekret që i njeh sovranitetin Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit, ndërsa do të takojë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Njoftimi u bë nga ministri i Jashtëm në detyrë i Izraelit.

Një zyrtar i lartë amerikan tha javën e kaluar se administrata e Presidentit Trump po përgatiste një dokument që zyrtarizon mbështetjen ndaj Izraelit për aneksimin e këtij rajoni strategjik, i cili iu morr Sirisë gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

“Nesër presidenti Trump në prani të kryeministrit Netanyahu, do të nënshkruajë një dekret që i njeh sovranitetin Izraelit mbi Lartësitë Golan. Lidhjet mes Izraelit dhe SHBA-së janë më të ngushta se kurrë”, shkruante në një postim në twitter të dielën ministri i Jashtëm në detyrë Yisrael Katz.

Kombet e Bashkuara i konsiderojnë Rrafshnaltën e Golant, e cila kontrollohet nga Izraeli, si territor i pushtuar.