Botë

Kimi do ta vizitojë Rusinë gjatë pranverës ose verës

Lideri verikorean, Kim Jong Un do ta vizitojë Rusinë, për takime me krerët e këtij shteti, gjatë kësaj pranvere ose vere, i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve, RIA, ligjvënësi rus, Alexander Bashkin.

Data e saktë e udhëtimit nuk është caktuar ende, ka shtuar Bashkin, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

SHBA-ja gjatë javës së kaluar i ka vënë sanksione të reja Koresë Veriore, rreth programit të saj të armëve bërthamore, hapi i parë i tillë që kur samiti SHBA-Kore e Veriut dështoi, muajin e kaluar.