Botë

Florida legalizon përdorimin e marihuanës

Tymosja e marihuanës mjekësore tani është legale në Florida, raporton CNN.

Deri të ky vendim ka qenë një rrugë e gjatë. Më 2016, shumica dërrmuese e qytetarëve të Floridas kishin votuar në favor të një amendamenti kushtetues për të lejuar marihuanën mjekësore, transmeton Koha.net.

Megjithatë, më 2017 guvernatori i atëhershëm Rick Scott kishte nënshkruar një ligj që ndalonte pirjen e marihuanës në të gjitha format.

Por, të hënën kjo u ndryshua kur guvernatori Ron DeSantis nënshkroi një legjislacion për ta shfuqizuar atë.

DeSantis, që ishte bërë guvernator në janar, kërkoi nga legjislatura e Floridës që t’i dërgonin dokumentet që do ta bënin legale marihuanën mjekësore nga 15 marsi.

“Mbi 70 për qind e votuesve në Florida e kishin miratuar marihuanën mjekësore më 2016”, u shpreh DeSantis në një deklaratë për media. “I falënderoj kolegët e mi në legjislaturë që punuan me mua që të siguronim se vullneti i votuesve është përkrahur”.