Botë

Fabrika më e madhe e aluminit në Norvegji goditet nga një sulm kibernetik

Një prej fabrikave më të mëdha në botë për prodhimin e aluminit është kthyer në sistem manual në sektorin e shkrirjes, pas sulmit kibernetik.

Hydro Network, që ka 35 mijë punëtorë në 40 shtete, ka njoftuar se sulmi filloi të hënën dhe po vazhdon ende, transmeton KTV. Një zëdhënës i fabrikës ka thënë se ende nuk dihet për llojin e sulmit kibernetik, ose se kush fshihet prapa tij.

Fabrika njoftoi se sistemi digjital për shkrirjen e metaleve ishte i programuar, me qëllim që makineria të punonte në mënyrë efikase dhe shkaku i sulmit, ky sistem është ndalur. Puna e shkrirjes së metaleve është ndalur në Norvegji, Katar dhe Brazil.

Kompania ka thënë se është duke punuar në neutralizimin e sulmit dhe në këtë qëllim, po ndihmohet edhe nga agjencia shtetërore për siguri kibernetike.