Botë

Sërish dhunë në rrugët e Parisit, protestuesit kanë kërkesa të reja

Foto: Reuters

Rrugët e Parisit sërish u bënë arenë e përleshjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Këta të fundit, në Champs Elysees të Parisit, kanë protestuar në rundin e 18-të protestave antiqeveritare.

“Jelekverdhët” janë zotuar ta shtojnë presionin ndaj kabinetit të presidentit Macron, në mënyrë që kërkesat e tyre të përmbushen. Këtë të shtunë, janë bërë katër muaj qëkur mobilizimi i tyre filloi, si kundërshtim ndaj rritjes së taksës së karburanteve, transmeton KTV.

Që atëherë, Macroni e ka anuluar rritjen e taksës dhe ka ndarë një shtesë prej 10 miliardë eurosh për t’i ndihmuar punëtorët më të varfër. Protestuesit kanë edhe një kërkesë kryesore, e që është një referendum për iniciativat qytetare, të cilat do t'u japin më shumë hapësirë në hartimin e politikave.