Botë

Vrasësi në xhami pranon të jetë terrorist por i vjen keq që nuk ka vrarë më shumë

Në pyetjen nëse mendon se është terrorist, autori i sulmeve të djeshme në dy xhami në Zelandë të Re, australiani Brenton Tarrent është përgjigjur pozitivisht, transmeton Koha.net.

“Po, sipas përkufizimit. Ky është sulm terrorist. Por besoj se ai ishte aksion partizan kundër forcës pushtuese”, citojnë medie të ketë thënë ai pas arrestimit.

Por a pendohet për këto sulme terroriste, ai përgjigjet me gjakftohtësi:

“Jo. Vetëm kam pasur dëshirë të kisha vrarë dhe më shumë, e të kisha vrarë edhe më shumë tradhtarë".

A i urreni myslimanët?

"Burrat dhe gratë myslimane që jetojnë në vendet e veta të lindjes? Jo. Myslimanët që zgjedhin për të bërë invadim në vendin tonë dhe për të zëvendësuar njerëzit tanë, po. Ata nuk i dua", u shpreh ai. 

“Të vetmit myslimanë që vërtet i urrej janë të konvertuarit, ata nga populli ynë që ia kanë kthyer shpinën popullit të vet, kulturës së vet, traditës së vet dhe që u bënë tradhtarë të gjakut e të racës së vet. Ata i urrej", është përgjigjur ai.