Botë

Bosi mafioz i familjes Gambino vritet në New York

Kreu i familjes së njohur për veprimtari mafioze në New York, Gambino, është qëlluar me armë e më pas është shkelur me veturë, para shtëpisë së tij, i ka thënë medieve amerikane policia e qytetit të New Yorkut.

Cali (53) është qëlluar disa herë me armë, në qarkun Todt Hill të Staten Island, të mërkurën mbrëma dhe ka vdekur më vonë në spital.

Vrasësi i paidentifikuar ka ikur nga vendi i ngjarjes me veture, kanë thënë dëshmitarët, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Mediet në New York thonë se kjo është vrasja e parë e një bosi mafioz në qytet që nga 1985-ta.

Gambino thuhet të jetë një prej pesë familjeve historike mafioze italiano-amerikane në New York.

Dëshmitarët kanë thënë se vrasësi i Calit e kishte qëlluar së paku pesë herë, duke e goditur më pas me veturë, para se të ikte nga vendi i ngjarjes.