Pas disa muajsh spekulimesh, ish-kongresisti i Teksasit, Robert “Beto” O'Rourke, pritet që zyrtarisht të shpallë kandidaturën e tij për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2020.
Demokrati, që cilësohet si një yll në ngritje, i tha një televizioni lokal se do t’i bashkohet garës për të rrëzuar presidentin aktual Donald Trump, shkruan ksp.
46-vjeçari O'Rourke bëhet demokrati i 15-të që paraqet kandidaturën e tij për president.
Në zgjedhjet e mesmandatit që u mbajtën vitin e kaluar, ai zhvilloi një garë të ngushtë me republikanin Ted Cruz për një vend në Senat.
Fushata e tij u provua e pasuksesshme, por ai doli më mirë se çdo demokrat tjetër në Teksas në dekadat e fundit, duke drejtuar një fushatë miqësore që krahasohej me ish-presidentin Barak Obama.
-
14 mars 2019 09:35
-
Shpërndaje në: