Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se Hungaria ka përfunduar ndërtimin e gardhit të dytë në kufi me Serbinë.
“Gardhi është i gjatë 155 kilometra, i lartë tri metra dhe mund të ndalojë çdo masë njerëzish”, ka thënë Orban për radion shtetërore, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrban ka thënë se Bashkimi Europian do të duhej ta kritikonte më pak Turqinë meqë relativisht mbështetet në bashkëpunimin me Ankaranë për ndalimin e refugjatëve.
“Turqia është anëtare e NATO-s dhe, ndaj, aleat yni. Ashtu që Turqinë nuk duhet trajtuar si vend që s’është aleat yni dhe duhet të respektojmë popullin turk dhe kryetarin e tyre”, ka thënë Orban.
Hungaria në shkurt ka filluar ndërtimin e gardhit të dytë në kufi me Serbinë për të ndaluar hyrjen e migrantëve.
Para dy vjetësh Hungaria ka ndërtuar përgjatë kufirit me Serbinë e Kroacinë.