Botë

Trump rihap betejën për murin me Meksikën, kërkon 8.6 miliardë dollarë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka nisur serish betejën për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën, duke përgatitur një buxhet të ri që do të kërkojë 8.6 miliardë dollarë për këtë projekt dhe një prerje të mprehtë në shpenzimet për programet e tjera vendore.

Propozimet e buxhetit, të tilla si ajo që Trump duhet t’i publikojë më vonë sot, shpesh shihen si pika e fillimit të negociatave, sipas AP.

Trump premtoi të ndërtojë një mur për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e qenieve njerëzore dhe narkotikëve.

Demokratët, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e murit, e konsiderojnë atë të panevojshme dhe imorale, kështu që ka pak shanse që kërkesa e Trump-it të kalojë në Kongres, shkruan Reuters.

Nëse Kongresi do ta miratojë atë, kjo kërkesë mund të ndihmojë Trump të forcojë argumentet e tij rreth sigurisë së kufirit në garën e ardhshme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, transmeton KosovaPress.