Botë

Zelanda e Re në alarm rreth epidemisë së fruthit

Me 22 raste të konfirmuara, epidemia e fruthit në Zelandën e Re konsiderohet më e rënda prej vitesh të tëra.

Qyteti i tretë më i madh i vendit, Christchurch është më i prekuri, dhe autoritetet e pranojnë se sëmundja po qarkullon pa fre mes popullsisë në një kohë kur ka mungesë vaksinash, transmeton tch.

Ata paralajmërojnë se rastet mund të shtohen në ditët dhe javët në vazhdim.

Prindërit, thonë se po jetojnë me frikën se fëmijët e tyre mund të preken nga sëmundja, përgjithësish, bebet mund ta bëjnë vaksinën e fruthit kur mbushin 12 muajsh, që do të thotë se foshnjat janë më të cenueshmet nga fruthi në Christchurch ku vaksinat mungojnë.

”Nuk e kuptoj përse kemi mbërritur në këtë pikë”, thotë një nënë e shqetësuar, Hayley Vogel.

Rastet e fruthit po rriten në të gjithë botën, duke pushtuar edhe kombe të pasura si Shtetet e Bashkuara apo Gjermania ku ka prindër që kanë hequr dorë vetë nga vaksinat për arsye fetare apo shqetësimet se vaksinat kundër fruthit, shytave dhe rubeoles, apo siç njihen ndryshe MMR mund të shkaktojnë autizëm.

Shkencëtarët i hedhin poshtë të tilla pretendime.