Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Refugjatja siriane emërohet Ambasadore e Vullnetit të Mirë nga UNHCR-ja

Gjenevë, 27 prill - Refugjatja siriane dhe notarja olimpike Jusra Mardini e cila ka mbërritur në Gjermani pasi kaloi me not nga Turqia në Greqi, u emërua Ambasadore e Vullnetit të Mirë e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), raporton AA.

Në një fjalim të mbajtur në konferencën për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Mardini tha se "Jam e nderuar të përfaqësoj refugjatët. Jetoj në Berlin. Angazhohem me fjalime për të shpjeguar historinë time. Bëj thirrje që të gjithë refugjatët të vazhdojnë nga aty ku kanë mbetur arsimin dhe jetën e tyre".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo