Botë

Borisov mandatar për krijimin e qeverisë së re bullgare

Descriptive Text

Sofje, 27 prill – Presidenti bullgar, Rumen Radev i dorëzoi sot liderit të partisë konservatore bullgare, GERB, Bojko Borisov një mandat për të formuar qeverinë, duke i hapur rrugën kthimit të tij për here të tretë si kryeministër.

Borisov, i cili aktualisht drejton një koalicion me bllokun nacionalist, Patriotët e Bashkuar (OP), pritet të zbulojë më 3 maj kabinetin e tij dhe të kërkojë miratimin parlamentar një ditë më vonë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 26 mars, Partia Konservatore, pro BE-së, GERB fitoi 95 nga 240 vende ndërsa Patriotët e Bashkuar OP, kritik ndaj Bashkimit Evropian, u renditën të tretët me 27 vende.

Socialistët, fushata e të cilëve ishte për lidhje më të ngushta me Rusinë, mbeten në opozitë me 80 vende.