Botë

Katër fëmijë dhe një i rritur vdesin nga zjarri që kaploi një shtëpi në Gjermani

Foto: AP

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në qytetin Nyrenberg të Gjermanisë ku si pasojë e një zjarri në një shtëpi, 5 persona kanë humbur jetën.

Zjarrfikësit gjermanë thonë se katër nga 5 viktimat janë fëmijë.

Shërbimi i zjarrfikësve ka thënë për agjencinë e lajmeve DPA se kanë marrë një telefonatë për zjarr në një shtëpi rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës por kur kanë arritur në vendngjarje, gjysma e katit të parë ishte përfshirë nga flakët tërësisht, transmeton Koha.net.

Katër të rritur raportohet të jenë larguar nga shtëpia para se flakët ta përfshinin atë dhe janë duke u hospitalizuar pa ndonjë lëndim që rrezikon shëndetin e tyre.

Zjarrfikësit thonë se në mesin e viktimave është një foshnje, tre fëmijë të moshave 4, 5 dhe 7 vjeç, dhe një grua 34 vjerçare që ishte në katin e sipërm.

Shkaktari i zjarrit po hetohet.