Botë

Vdes fizikani rus Alferov, fitues i Çmimit Nobel

Ka vdekur në moshën 88-vjeçare Zhores Alferov, shkencëtar rus, që kishte fituar Çmimin Nobel për fizikë.

“Zhores Alferov vdiq sot”, tha gruaja e tij, raportuan mediat ruse.

Shkaku i vdekjes së Alferov nuk është bërë publik, transmeton rel.

Fizikaniti ishte po ashtu deputet komunist në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Alferov ka ndarë Çmimin Nobel për fizikë në vitin 2000 për punën e tij për gjysmë-përçuesit dhe teknologjinë e laserëve.

Alferov ishte nderuar për inovacionet në teknologji, që tani përdoren në çdo gjë, si në satelitë po ashtu edhe në telefonat celularë.

Ai kishte ndarë Çmimin Nobel me shkencëtarin gjerman, Herbert Kroemer dhe Jack Kilby nga Shtetet e Bashkuara.