Botë

Kryeministri pakistanez ofron dialog me Indinë

Islamabad, 27 shkurt – Kryeministri pakistanez, Imran Khan riformuloi sot ofertën e tij për negociata me Indinë, ndërsa konflikti mes dy shteteve në lidhje me rajonin e diskutueshëm të Kashmirit është drejt përshkallëzimit që prej së martës.

”Ftoj sërish Indinë në tryezën e negociatave. Ne jemi të gatshëm për çdo dialog mbi terrorizmin apo çështje tjetër’’, pohoi ai në një fjalim të shkurtër në televizion.

”Mund t’ia lejojmë vetes bilancin më të vogël negativ me potencialin e armëve që disponohet nga të dyja palët?”, pyeti ai duke iu referuar arsenalit bërthamor të dy shteteve.

”Nëse përshkallëzimi nis këtu, deri ku do të shkohet?”, pyeti ai më tej.

Ngjarjet po marrin një tjetër rrjedhë në rajon që kur ushtria indiane konfirmoi të martën për një sulm ajror kundër një kampi stërvitor në Pakistan ndaj grupit islamik ‘’Jaish-e-Mohammed ‘’(JeM), i cili mori përsipër autorsinë e një sulmi tragjik në Kashmirin Indian që çoi në vdekjen e të paktën 40 paraushtarakëve më 14 shkurt