Botë

Brexiti pa marrëveshje, një fatkeqësi reciproke

Londër, 20 shkurt – Një Brexit pa marrëveshje do të ishte një fatkeqësi reciproke për Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian, deklaroi kancelari britanik i Thesarit, Philip Hammond.

”Kjo do të shkaktonte një goditje në ekonominë britanike dhe europiane”, theksoi ai.

Duke folur në darkën vjetore të Shoqatës së Kompanive të Prodhimeve Britanike (Make UK), Hammond theksoi se parlamentarët e mbretërisë duhet të ndalojnë të provojnë të fusin ndryshime në mekanizmin ”backstop” (klauzola mbrojtëse teorike e një kufiri pas Brexit midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut), klauzolë që Brukseli nuk e pranon.