Botë

Therë me thikë katër persona në Marsejë, sulmuesi vritet nga policia

Descriptive Text

Një person ka therë me thikë katër persona gjatë ditës së sotme në Marsejë.

Reuters raporton se sulmuesi është qëlluar për vdekje më pas nga policia franceze, transmeton Koha.net.

Burime të Policisë kanë konfirmuar se ky rast nuk dyshohet të ketë lidhje me ndonjë sulm terrorist.

Sulmuesi kishte tentuar të nxirrte një armë zjarri për të sulmuar zyrtarët policorë para se të qëllohej për vdekje.

Sulmuesi plagosi dy persona në tramvaj dhe dy të tjerë në rrugë, njërit prej duke i shkaktuar lëndime serioze.