Botë

Ivanka Trump mbron babanë në Berlin

Vajza e Donald Trump, Ivanka, ka mbrojtur të martën në paraqitjen e saj të parë ndërkombëtare në samitin e grave në ekonomi W20 në Berlin, duke thënë se babai i saj në biznesin e tij privat punësoi mijëra gra gjatë disa dekadave, që dëshmon për besimin e tij në potencialin e grave dhe aftësive të tyre që të kryejnë punën njësoj sikur meshkujt.

Gjatë panelit të diskutimit për të drejtat e grave, në të cilat mori pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, fjalët e mira që Ivanka pati për babanë e saj, hasën në psherëtima dhe pakënaqësi te të pranishmit, por Ivanka vlerësoi se të gjitha akuzat kundër Donald janë të konstruktuara.