Botë

Vriten pesë policë pakistanezë

Foto: Reuters

Pesë policë pakistanezë janë vrarë pasi një person i paidentifikuar hapi zjarr në makinën e tyre, njoftuan zyrtarët e një province në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarët lokal i thanë Radios Evropa e Lirë, se policët u vranë në një pritë derisa po udhëtonin me makinën zyrtare.

Dy policë tjerë mbeten të plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë e grupit militant të talibanëve në Pakistan.