Botë

Marsh për të përkujtuar viktimat e gjenocidit armen

Mijëra njerëz nga mbarë bota kanë marshuar në 102 vjetorin e gjenocidit në Armeni.

Njerëz nga vende të ndryshme të botës, New York, Paris, Buenos Aires dhe Iran marshuan për të kujtuar një prej krimeve më të rënda që u bë në shekullin e 20-të, transmeton Koha.net.

Vrasja masive nga Perandoria Osmane kundër armenëve filloi në vitin 1915 duke lënë të vdekur rreth 1.5 milion burra, gra e fëmijë, ndërkaq mijëra tjerë u detyruan të largohen nga vendi.

Çdo vit, komuniteti armen nga mbarë bota i bashkohet këtij marshimi për t’i kujtuar viktimat.

Videot nga marshi në Strasburg janë realizuar nga Arben Llapashtica.


Marsh për të përkujtuar viktimat e gjenocidit... by kohanet