Botë

Trumpi konfirmon samitin e dytë me Kim Jong Un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, konfirmoi se do të mbajë takimin e dytë me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Derisa ka lavdëruar veten për shmangien e një lufte të madhe në Gadishullin Korean, Trumpi ka paralajmëruar se takimi do të mbahet në Vietnam më 27 ose 28 shkurt, transmeton koha.net.

Në fjalimin e tij të përvitshëm para Kongresit, Trumpi ka thënë se ka mbetur edhe shumë punë për t’u bërë për të arritur paqen me Korenë Veriore, por ka përmendur ndalimin e testeve nukleare si shenjë të progresit.

Dy liderët për herë të parë u takuan më 12 qershor në Singapor në samitin e parë mes presidentit amerikan dhe diktatorit korean.