Botë

Katër fëmijë vdesin nga zjarri në një shtëpi në Angli

Katër fëmijë kanë vdekur dhe tre persona tjerë janë lënduar si pasojë e zjarrit në një shtëpi në orët e para të mëngjesit të së martës, në Stafford të Anglisë.

Siç raporton “metro”, dy të rritur dhe një fëmijë tjetër janë duke marrë trajtim në spital, pas lëndimeve të marra.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se kulmi i shtëpisë ka rënë tërësisht.