Botë

SHBA dhe talebanët arrijnë marrëveshje të përkohshme

New York, 28 janar - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe militantët talebanë kanë rënë dakord që 25 shkurti të jetë data e ardhshme e negociatave të paqes mes dy palëve.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Katarit, ku u mbajtën takimet, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se "palët kanë arritur marrëveshje të përkohshme që të takohen sërish më 25 shkurt".

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Zilmay Khalilzad, të shtunën tha se nga Doha, negociatat do të kalojnë në Afganistan.