Botë

Dhjetëra të vrarë pas eksplodimit në një kishë në Filipine

Dy bomba në një katedrale katolike në jug të Filipineve, kanë lënë të vrarë 20 persona si dhe dhjetëra të plagosur. Eksplodimi i parë ndodhi gjatë meshës të së dielës, në kishën Jolo ku militantët islamikë janë mjaft aktivë.

Gjatë intervenimit të ushtarëve, një pajisje e dytë u gjet në një parking veturash, transmeton rel.

Sulmi vjen disa ditë pas votimit për autonomi të plotë në zonën me shumicë myslimane.

Përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush. Jolo ka qenë për një kohë të gjatë bazë për militantët. Shumica e viktimave janë civilë.