Botë

Stone: Nuk do të dëshmoj kundër presidentit amerikan, Donald Trump

Descriptive Text

Njëri ndër bashkëpunëtorët e afërt të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Roger Stone i arrestuar të premten për veprimtari kriminale bazuar në hetimet që po i zhvillon Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller, tha se ai nuk do të dëshmoj kundër presidentit amerikan dhe se është plotësisht i pafajshëm.

Duke dalur nga një Gjykatë në Florida, Stone i quajti akuzat si të rrejshme dhe të motivuara politikisht.

Stone, një bashkëpuntor dhe këshilltar i fushatës së Presidentit amerikan Trump, përballet me një akuzë për pengimin e një procedimi zyrtar, pesë akuza për deklarata të rreme dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve.

Megjithatë, ai nuk akuzohet për bashkërendim me zyrtarë rus, të cilët pretendohet se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Këto pretendime janë çështja kyçe me të cilën po merret Këshilltari i Posaçëm Robert Mueller.