Botë

Bora vështirëson komunikacionin në Maqedoni

Komunikacioni në mbarë Maqedoninë zhvillohet nëpër rrugë të lagura në disa edhe me mbetje të borës.

Siç informojnë nga LAMM, për shkak të reshjeve të borës prej mbrëmë është vendosur ndalesë për kamionë në rrugën Dibër – Mavrovë dhe anasjelltas, përmes kalimit në Strazhë.

Ndërsa për shkak të paraqitjes së mjegullës është ulur dukshmëria nga 20 deri 50 metra në Strazhë, nga 50 deri 100 metra në Mavrovë dhe nga 100 deri 150 metra në Pletvar.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.