Botë

Vojvodina me pllakate “Putin, shko në shtëpi”

Nëpër disa qytete të Vojvodinës sot janë vendosur përplot pllakate me mbishkrimet në gjuhën angleze: "Putin, shko në shtëpi", transmeton Koha.net.

Mbishkrimet janë nënshkruar nga organizata Mlada Vojvodina (Vojovdina e Re) , njofton telegraf rs.

Pllakatet u vendosën në Novi Sad, Zrenjanin, Kikindë, Petrovc, Vërbas, Beçej, Beçejin e Ri, Kovaçicë.

Organizata Mlada Vojvodina në fund të nëntorit në Novi Sad kishte vendosur pllakatet “Sheshi i Republikës së Vojvodinës”.

Kjo kishte ndodhur një ditë pasi që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq aty zbuloi shtatoren e mbretit Petar të Parë Karagjorgjeviq me rastin e 100 vjetorit të aneksimit të Vojvodinës nga Serbia.

Më parë , në disa vende të Vojvodinës kishin gdhirë pllakatet me mbishkrimin “Pas 100 vjetësh Hong Kongu ka thënë lamtumirë”.

{gallery}