Botë

Gjermania me rritjen më të vogël ekonomike në 5 vitet e fundit

Ekonomia e Gjermanisë u rrit për 1.5% vitin e kaluar, shkalla më e ulët e saj që nga viti 2013, tregojnë shifrat e fundit zyrtare.

Shifrat nga Zyra e Statistikave Federale treguan se ekonomia më e madhe e Evropës u rrit ndjeshëm.

Rritja ekonomike në të vërtetë u tkurr në tremujorin e tretë të vitit, me  vetëm 0.2%, ku shkaktar për këtë u tha se janë mosmarrëveshjet globale të tregtisë, transmeton KosovaPress.

Në fillim të vitit, ekonomia gjermane pritej të rritet me 1.8%. Në vitin 2017, Rritja ishte 2.2%.