Botë

Vazhdojnë mosmarrëveshjet territoriale ndërmjet Rusisë dhe Japonisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të hënën se ende ekzistojnë disa pika të rëndësishme të cilat po e pengojnë një marrëveshje paqeje me Japoninë.

Të dyja vendet po synojnë të përmbyllin mosmarrëveshjet territoriale që datojnë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Duke folur me gazetarët në Moskë, pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm japonez, Taro Kono, Lavrov tha se ishte e vështirë të pritej përparim në bisedimet e paqes nëse më parë Japonia nuk e pranon sovranitetin e Rusisë në territorin e ishujve kontestues, raporton agjencia RIA.

Rusia dhe Japonia kanë mosmarrëveshje për shtatë dekada mbi disa ishuj.

Bashkimi Sovjetik kishte marrë nën kontroll ishujt në veri të bregdetit të Japonisë, gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Japonia ende pretendon se ato ishuj i takojnë asaj. Rusia i quan këto ishuj Kurilet Jugore, ndërkaq Japonia si Territoret Veriore.