Botë

Kryetari i qytetit polak, Gdansk, Pawel Adamowicz therret me thikë

Kryetari i qytetit polak, Gdansk, Pawel Adamowicz është therur me thikë teksa ka qenë duke marrë pjesë në një koncert bamirës dhe tani është në gjendje serioze.

Agjencia e lajmeve PAP, ka thënë se Adamowicz është sulmuar me një “mjet të mprehtë” gjatë një organizimi më 13 janar.

TVN24 ka raportuar se një burrë ka bërtitur teksa i është afruar 53 vjeçarit, Adamowicz, i cili ka drejtuar qytetin Gdansk nga viti 1998.

Sulmuesi është ndaluar në vendin e ngjarjes.

Një doktor në Poloni ka thënë më vonë se Adamowicz është operuar për pesë orë.

Sipas tij, ai është “ende i gjallë mirëpo në gjendje serioze”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ish-kryeministër polak që ka bashkëthemeluar Platformën Civile dhe është nga Gdnasku, ka thënë përmes një postimi në Twitter: “Le të lutemi të gjithë për Kryetarin Adamowicz. Pawel, ne jemi me ty”.

Gdansku është shtëpia e Unionit për Solidaritet tregtar, që është themeluar më 1980 dhe është kthyer në forcë që i ka kontribuuar rënies së komunizmit.