Botë

Trumpi thotë se nuk ka fshehur asnjë detaj të bisedave me Putinin

Descriptive Text

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar fshirjen e detajeve të bisedave me Vladimir Putinin e Rusisë, duke thënë se ai nuk fsheh asgjë, transmeton KTV.

E përditshmja “Washington Post” pohon se në të paktën një rast në vitin 2017, Trumpi urdhëroi të fshihen shënimet e përkthyesit pas bisedimeve. Më tej theksohet se nuk ka asnjë dëshmi të diskutimit dyorësh me Putinin në Helsinki, vitin e kaluar.

Marrëdhëniet e Trumpit me Rusinë përpara zgjedhjes së tij në vitin 2016 janë objekt i një hetimi federal që ende po vazhdon.

Hetuesit e udhëhequr nga ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller, po përpiqen të përcaktojnë nëse ka pasur ndonjë bashkëpunim mes shtabit të Trumpit dhe shtetit rus për ta ndihmuar që ai t’i fitojë zgjedhjet.