Botë

Le Pen: Të mbyllen të gjitha xhamitë në Francë

Descriptive Text

Kandidatja për presidente të Francës Marine Le Pen ka bërë thirrje që të mbyllen të gjitha xhamitë në Francë.

Pas sulmit të fundit në qendër të Parisit, ku mbeti i vdekur një polic, kandidatja Le Pen ka thënë se ka ndryshuar krejtësisht bindje për sa i përket islamizmit, shkruan CNN, përcjell Koha.net.

Ditë më parë, edhe presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë në CNN i dha përkrahje Marine Le Pen ku tha se “kushdo që është i vështirë ndaj terrorizmit radikal islamik dhe gjithashtu në kufij, do të bëjë zgjedhje të mirë në fund”.

Në intervistën e saj për CNN, Le Pen u zotua se do të sulmoj rëndë ISIS-in.

Në po këtë intervistë, ajo ka bërë thirrje që të mbyllen të gjitha xhamitë në Francë.

Në këtë linjë të ashpër kundër xhamive e kryesisht “terrorizmit islamik”, ajo ka thënë se kërkon që radikalizmi të dëbohet menjëherë nga Franca.