Obama bisedoi me Macronin për zgjedhjet në Francë

Obama bisedoi me Macronin për zgjedhjet në Francë

21 prill 2017 12:08

Ish- presidenti amerikan Barack Obama ka biseduar me telefon me Emmanuel Macron "për zgjedhjet e ardhshme të rëndësishme presidenciale në Francë”, ka deklaruar zëdhënësi i Obamas, transmeton Koha.net .

Ai ka shtuar se ftesa nuk ka pasur për qëllim përkrahjen e kandidatit të qendrës në prag të mbajtjes të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë të dielën, më 23 prill.

“Obama ka shfaqur dëshirën që Franca të bëhet me liderin që do të kultivojë vlera liberale në Europë dhe në gjithë botën”, ka thënë zëdhënësi i ish- presidenti amerikan Kevin Luis duke shtuar se Obama zyrtarisht nuk përkrah asnjë kandidat në Francë.

Ekipi parazgjedhor i Macronit ka kumtuar se kandidati i qendrës “e ka falënderuar Obaman për ftesën miqësore".

Macron është njëri nga favoritët në rundin e parë të zgjedhjeve në të cilat kandidojnë 11 kandidatë.

comments powered by Disqus
Të ngjashme