Në Arkanzas u krye një, priten edhe tetë ekzekutime me vdekje

Në Arkanzas u krye një, priten edhe tetë ekzekutime me vdekje

21 prill 2017 11:14

Në shtetin Arkanzas të SHBA-së, për herë të parë pas 12 vjetësh, është kryer ekzekutimi me vdekje në kuadër të planit për ekzekutimin e disa të burgosurve të dënuar me vdekje, transmeton Koha.net.

Nga ky shtet është njoftuar se deri në fund të prillit, kur tëi shpenzohen rezervat e drogës së nevojshme për injeksionin vdekjeprurës, do të ekzekutohen me vdekje tetë të dënuar me këtë dënim kapital. Tri dënime të tjera janë penguar me vendim gjyqi, përcjell Al Jazzera.

Dje është bërë ekzekutimi i të burgosurit Ledell Lee (51). Ai është shpallur i vdekur në orën 11:56 sipas kohës lokale.

Lee ishte dënuar me vdekje për shkak të vrasjes bërë në vitin 1993. Atëbotë ai e kishte vrarë fqinjën e vet Debra Reese pasi e kishte 36 herë me mjet të fortë.

Edhe ndaj dy të burgosurve do të kryhet ekzekutimi me vdekje më 27 prill.

Kundër ekzekutimeve dje janë mbajtur protesta para shtëpisë së guvernatorit të Arkanzasit Ase Hutchinson.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme