Botë

Për të 18-ten natë në Serbi protestohet kundër Vuçiqit

Descriptive Text

Qindra qytetarë serbë protestuan të enjten mbrëma në Beograd, për të 18 natë, kundër partisë në pushtet.

Qytetarët, kryesisht studentë, u mblodhën përkundër motit të ftohtë dhe shiut.

Demonstratat kundër, siç thuhet, “diktaturës” kanë nisur në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë më 3 prill, një ditë pasi kryeministri Aleksandar Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale.

Protestuesit thonë se duan shkarkimin e “elitës politike” që udhëheq Vuçiqi.

Tubimi i radhës është paralajmëruar për të premten.