Serbia eksporton armë me vlerë 550 milionë dollarë Foto Ilustrim

Serbia eksporton armë me vlerë 550 milionë dollarë

21 prill 2017 10:47

Qeveria e Serbisë në armë e municion sivjet do të investojë 43 milionë euro, ndërsa do të eksportojë armë me vlerë 550 milionë dollarë, Koha.net.

„Ky do të jetë investim i drejtpërdrejtë injektues në industrinë e armëve e të municionit”, citon b92 të ketë thënë kryeministri e kryetari i zgjedhur i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas takimit me drejtorët e shumë ndërmarrjeve ekonomike që veprimtari kanë armët, armatimin dhe municionin në Serbi.

Ky medium, duke iu referuar fjalëve të Vuçiqit, njofton se për fabrikën e armëve “Zastava” në Kragujevc do të jepen 9,7 milionë euro, për fabrikën “Prva petoletka” (Beograd) 3.5 milionë euro.

Në vazhdim Vuçiq ka treguar edhe për investimet tjera për prodhimin e armëve e municionit nëpër disa fabrika të këtyre prodhimeve në Serbi: “Prvi partizan” nga Uzhica do të marrë 4 milionë euro për ndërtimin e fabrikës së re, Sloboda e Çaçakut 2 milionë, Teloptik i Zemunit afër 7 milionë euro për prodhimin e predhave të dirigjuara, ndërsa “Milan Blagojeviq” e Luçanit do të marrë 4.4 milionë euro.

Fabrika e kamionëve FAP nga Priboji që do të hyjë në industrinë e armatimit, do të marrë 2,5 milionë. Në këtë fabrikë pritet të prodhohen automjete për polici e ushtri.

“Kemi shumë nevojë për automjete ushtarake e policore dhe jemi të gatshëm të japim mjete sa të doni vetëm të prodhoni automjete të përshtatshme e praktike”, ka thënë Vuçiq.

Enti i aviacionit “Moma Stanojloviq” nga Batajnica do të marrë 4 milionë euro, Enti teknik remont i Çaçakat 3 milionë, ai i Kragujevcit 2 milionë, ndërsa në poligonin në Nikinci 1,5 milion euro.

“Plani është që eksporti i armatimit të arrijë shumën rreth 550 milionë dollarë, ndërsa deri në vitin 2020, 750 milionë dollarë”, ka thënë Vuçiq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme