Në fjalimin e tij të mbajtur në “Royal United Services Institute in London” (RUSI), Bill Gates tërhoqi vëmendjen në rreziqet nga bioterrorizmi.
Bill Gates, biznesmeni më i pasur në botë dhe njëkohësisht themeluesi i kompanisë Microsoft, pretendoi se gjatë viteve të ardhshme terroristët do të mund të arrijnë në kapacitet për të ndërmarr sulme me armë biologjike, të cilat do të vrasin me miliona njerëz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fjalimin e tij të mbajtur në “Royal United Services Institute in London” (RUSI) (Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Përbashkëta në Londër), Bill Gates tërhoqi vëmendjen në rreziqet nga bioterrorizmi.
Gates tha se me anë të një mikrobi të krijuar nga terroristët do të mund të humbin jetën 30 milionë njerëz brenda një viti.
Bill Gates edhe më herët bëri paralajmërime të tilla gjatë pjesëmarrjes në një mbledhje të organizuar në Munih të Gjermanisë, ku tha që në qoftë se nuk merren masat e duhura për të parandaluar sulme të tilla, atëherë ato do të mund të realizohen brenda 10-15 viteve të ardhshme.
Kreu i Microsoft-it u propozoi vendeve të botës të përgatiten ndaj këtyre sulmeve dhe të zgjerojnë arsenalin e armëve të tyre.