Botë

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Paris

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Paris të enjten në mbrëmje.

Si pasojë e sulmit të sotëm, një polic ka vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Tani agjencia e lajmeve të këtij grupi, “Amaq” ka njoftuar se ISIS merr përgjegjësinë dhe e ka identifikuar sulmuesin si një prej luftëtarëve të vet nën emrin Abu Yousiv, belg.

Policia franceze ka njoftuar se ky sulmues është qëlluar për vdekje.