Botë

Ish-avokati i Trumpit dënohet me 3 vjet burgim

Ish-avokati i presidentit Trump, Michael Cohen, është dënuar me 3 vjet burgim nga një gjykatë në New York.

Cohen u pa duke qarë në gjykatë, teksa iu komunikua vendimi. Ai tha se ironikisht pikërisht sot e fitoi lirinë, pasi që për shumë vjet kishte fshehur, siç tha ai, punët e ndyra të presidentit aktual amerikan, transmeton Koha.net.

Coheni u gjet fajtor, mes tjerash, për shkak se e gënjeu Kongresin në dëshminë e tij për lidhjet e presidentit Trump me Rusinë.

Ai akuzohej se kishte paguar dy gra, duke përfshirë yllin e filmave pornografikë, Stormy Daniels, për t’i fshehur aferat seksuale me Trumpin.