Botë

Një i vrarë e 6 të plagosur në Strasburg

Në qendër të Strasburgut, pas të shtënave në këtë mbrëmje, është vrarë një dhe janë plagosur 6 persona, njoftojnë medie franceze, transmeton Koha.net.

Bashkia e qytetit i ka ftuar banorët “të qëndrojnë në shtëpi”, përcjell Le Monde .

Ministria e Brendshme ka përmendur “një ngjarje të madhe të sigurisë publike që po zhvillohet në Strasburg”.

Sulmuesi është në arrati dhe policia është në ndjekje të tij.