Botë

Theresa May shtyn votimin për BREXIT-in

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka vendosur të heqë dorë nga votimi vendimtar i së martës për marrëveshjen e propozuar nga ajo për Brexit.

Sipas saj, marrëveshja do të refuzohet në masë të madhe nga deputetët, duke e pranuar se nuk i ka votat e mjaftueshme, raporton KTV.

May ka thënë se deputetët e mbështetën pjesën më të madhe të marrëveshjes që ajo ka arritur me BE-në, por ka pasur shqetësime lidhur me kundërshtimin e Irlandës Veriore.

Megjithatë, kryeministrja britanike mbetet me shpresë së marrëveshja do të miratohet në ditët në vijim.

Vendimi i kryeministres u morr në të njëjtën ditë me vendimin e marrë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila vendosi se Britania mund të revokojë njëanshëm procesin Brexit për largimin nga Bashkimi Evropian.

Sipas këtij vendimi, Britania mund të anulojë Brexit-in pa miratimin e 27 shteteve anëtarëve të BE-së.

E për anulimin e votimit të së martës pati reagime të ndryshme, si brenda kabinetit, ashtu edhe nga opozita.

Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn, ka thënë se pas këtij dështimi të Theresa Mayt, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Përndryshe, qëkur kryeministrja May e propozoi marrëveshjen e saj për dalje nga BE-ja, shumë ministra dhe zyrtarë të kabinetit të saj dhanë dorëheqje.