Botë

Erdogan paralajmëron takim me Trumpin në Washington

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi të enjten, se me homologun e tij amerikan Donald Trump do të takohet në Washington më 16 dhe 17 maj, që do të jetë takimi i tyre i parë pasi Trump mori detyrën në janar.

Erdogan tha se kontestimi i rezultateve të referendumit, në të cilin i janë dhënë kompetenca të zgjeruara, është jashtë juridiksionit të Gjykatë Evropiane për të drejtat e njeriut, transmeton Reuters.