Botë

Zbulohet gaz që mund të furnizojë SHBA-në në 11 vitet e ardhshme

Zbulimi i fundit i gazit natyror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), i cili u njoftua javën e kaluar, është i mjaftueshëm të furnizojë vendin në 11 vitet e ardhshme, flasin të dhënat.

Sipas agjencisë qeveritare amerikane “U.S. Geological Survey”, zbulimet e gazit në The Bossier dhe në Haynesville Formations, më konkretisht në tokën dhe ujërat shtetërore amerikane, sipas vlerësimeve përmbajnë 4 miliardë fuçi naftë dhe 304.4 trilionë metra kub të gazit natyror.

Në bazë të shifrave të publikuara, totali i gazit të zbuluar në dy burimet e lartpërmendura është 8.61 trilionë metra kub, ndërkohë që të dhënat e Administratës Amerikane për Energji (EIA) flasin se gjatë vitit 2016 shteti ka shpenzuar 779 miliardë metra kub të gazit natyror.

Duke supozuar se konsumi vjetor i gazit do të mbetet i pandryshuar në të ardhmen, rezervat e reja të zbuluara të gazit natyror në Bossier dhe Haynesville mund të furnizojnë SHBA-të, për të paktën në 11 vitet e ardhshme, me supozimin se vendi nuk do të prodhojë gaz nga fusha të tjera.

SHBA-të kanë furnizime me gaz të mjaftueshëm për më shumë se 24 vjet

Pas Iranit, Rusisë, Katarit dhe Turkmenistanit, SHBA-të radhiten në mesin e pesë shteteve të para të botës me rezerva më të mëdha të gazit natyror, thuhet në buletinin e publikuar të British Petroleum.

Sipas raportit në fjalë, në vitin 2015, SHBA-të kanë patur 10.4 trilionë metra kub të rezervave të dëshmuara.

Me rezervat shtesë nga Bossier dhe Haynesville, rezervat totale të gazit mund të rriten në mbi 19 trilionë metra kub, duke tejkaluar Turkmenistanin për të marrë vendin e katërt në listën e prodhuesve global të gazit.

Rezervat e naftës të mjaftueshme për furnizim të SHBA-ve, në së paku 11 vitet e ardhshme

Në vitin 2016, SHBA-të kanë konsumuar një mesatare prej 19.6 milionë fuçi të naftës dhe të produkteve të naftës së papërpunuar, tregojnë të dhënat e Administratës Amerikane për Energji (EIA).

Nëse ky nivel mbetet i pandryshuar dhe nëse SHBA-të nuk do të importojnë naftë nga jashtë, 79 miliardë fuçi të rezervave të naftës janë të mjaftueshme për të furnizuar vendin për më shumë se 4.000 ditë, apo më shumë se 11 vite.