Botë

Foshnje nga Bullgaria shiten në Greqi nga 5000 euro

Prokuroria Speciale e Bullgarisë ka filluar hetime të gjëra kundër 29 bullgarëve, kryesisht nga qyteti Kameno, pasi që policia greke ka zbuluar zinxhirin e ri për shitjen e foshnjave në Greqi, transmeton Koha.net.

Nga fillimi i këtij viti për trafikim foshnjash janë dënuar dy persona. Në prokurori thonë se trafikimi i foshnjave dëshmohet shumë vështirë, e procesi gjyqësor zhvillohet vetëm nëse viktima në fund nuk i merr paratë e premtuara, njoftojnë agjencitë .

Sipas informatave të sektorit joqeveritar, foshnjat shiten 5000 euro, nga të cilat 3000 euro i marrin trafikantët

Nënat e foshnjave të shitura janë kryesisht rome.

Thuhet se shtatzënat nga Bullgaria shkojnë për të lindur në Greqi,atje ato i marrin etërit grekë e në gjithë këtë gjoja marrin pjesë avokatë e mjekë.