Botë

Tre shqiptarë kërcënojnë me jetë ministrin e Brendshëm italian

Descriptive Text

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka publikuar në rrjetet sociale një letër kërcënuese që ka ardhur në adresë të tij.

Salvini thekson se letra kërcënuese i ka ardhur mëngjesin e sotëm në ambientet e ministrisë. E shkruar me një gramatikë të keqe, në letër ndër të tjera thuhet: “Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”, transmeton Tch.

Ndërkohë, komenti i Salvinit në rrjetet sociale ishte: “Eci përpara në punën time, puthje e përqafime”.

Image