Botë

Rreth 30 të vdekur nga rënia e autobusit me nxënës në lumë

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Indi, ku një autobus që po transportonte kryesisht nxënës ra në një kanal me ujë.

Aksidenti ndodhi në orët e pasdites në afërsi të qytetit Mandya, 105 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të shtetit, Bangalore, shkruan “oranews”.

Raportohet se shumica e viktimave ishin fëmijë.

Raportohet se një fëmijë i cili është hedhur nga autobusi që ishte duke u rrokullisur në kanal, ka shpëtuar i gjallë ndërsa ka pësuar disa plagë.

Autoritetet janë të shqetësuar pasi numri i viktimave mund të rritet.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit të autobusit.